Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rriten shkëmbimet e mallrave, kriza e çmimeve po nxit eksportet dhe importet me jashtë

Nga A2 CNN
17 Qershor 2022, 15:21 | Ekonomi
Rriten shkëmbimet e mallrave, kriza e çmimeve po nxit eksportet dhe

Kriza e çmimeve dhe pasiguritë në furnizim po nxisin shkëmbimin e mallrave mes vendeve. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, vlera e mallrave të eksportuar në 5 muajt e parë të vitit arriti në 45 miliard lekë, suke shënuar kështu një rritje me gati 37 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  

Mineralet, lëndët djegëse, materialet e ndërtimit dhe veçanërisht tekstilet janë edhe mallrat me rritjen më të madhe të eksporteve. Sipërmarrës në sektorin e manifakturës pranojnë se kjo periudhë po rezulton e artë për ta.

Nga ana tjetër, rritje pësuan edhe importet. Sipas INSTAT, vlera e mallrave të blerë në harkun e muajve janar-maj arriti në 80 miliard lekë, duke shënuar kështu një rritje me 18 miliard krahasuar me një vit më parë.

Vlera më e lartë e mallrave të blerë se atyre të shitur bëri që deficiti tregtar të arrinte në 35 miliard lekë, një rritje kjo me 25 për qind krahasuan me 2021-shin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë