Shembja e Teatrit Kombëtar, Ballanca: Pengu im më i madh, nuk veprova për shkak të vakumit kushtetues

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 08:58
erinda 1280x720

Shembja e Teatrit Kombëtar, Ballanca: Pengu im më i madh, nuk veprova për shkak të vakumit kushtetues

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 08:58

Çështja e shembjes së Teatrit Kombëtar mbetet një nga pengjet e Avokates së Popullit Erinda Ballanca, sa i takon shkeljeve të të drejtave të njeriut, ku institucioni që ajo drejton u vu në pikëpyetje. Në Intervistën me Merita Haklajn ajo sqaroi se për shkak të vakumit kushtetues në lidhje me të drejtat e njeriut, çështjet që ajo adresoi i përkisnin shkeljeve ligjore dhe jo atyre të të drejtave të njeriut dhe duke respektuar ligjin ajo vendosi të mos tejkalonte kompetencat.

“Çështja e Teatrit Kombëtar ka qenë një ndër më të vështirat që ne si institucion kemi pasur, ishte pjesë e identitetit të qytetit. Ne kemi pasur një hetim shumë të gjatë që me sjelljen e forcave të policisë dhe IMT në atë rast. Asnjë institucion shtetëror nuk funksionoi në përputhje me ligjin. Ne nda ndalohej grumbullimi kur qindra police u grumbulluan. E dyta kishte të bënte me procedurën administrative. Ka me dhjetëra shkelje ligjore, por nuk janë shkelje të të drejtave të njeriut dhe gjithë ajo punë e madhe si institucion u vu në pikëpyetje. A mundet Avokati i Popullit  të dalë me rekomandim në rastet ku shkelen të drejtat e njeriut? Kam dashur që ky të jetë lajtmotivi i Avokatit të Popullit, por ajo që evidentuam është se Shqipëria se nuk e ka të drejtë kushtetuese të drejtën e mjedisit, kur në gjithë botën është në agjendë. Ne kemi një kushtetutë që nuk e njeh të drejtën e qytetarëve për një mjedis të pastër, por vetëm për t’u informuar për kushtet e mjedisit. Nuk kemi në kushtetutë të drejtën e mirëqeverisjes, ne ia kemi deleguar për mirëqeverisje pushtetin dhe jo për qeverisje dhe kjo e drejtë nuk është fare në kushtetutë. Unë si Avokati i Popullit e kisha të pamundur të dilja me rekomandim për shkeljet ligjore që kishin ndodhur. Ne nuk kemi as të drejtat e trashëgimisë kulturore. Ato janë shkelje ligjor e por jo të të drejtave të njeriut. Ky ishte një ndër problemet më të mëdha, dhe nëse unë në atë rast do të dilja tej kompetencave të mia që do të ishte e drejtë por jo legjitime në atë që mua ligji më lejonte. Dhe mbetet një nga pengjet më të mëdha të mandatit tim se do të doja të kishim një qëndrim të fortë për këtë çështje. Se nuk kemi shtet të bazuar mbi të drejtë e rregull por shtet që anashkalon çdo rregull për shkak të vullnetit politik”.

Sipas saj rasti i shembjes së Teatrit Kombëtar ka treguar problemet e mëdha të policisë dhe sistemit tonë që nuk funksionon mbi bazë të ligjit, por të urdhrit dhe bindjeve

“Raste flagranet të veprimit me dashje të policëve për të zhdukur provat. Ne kemi OPGJ që i drejtonin spry kameranëve se nuk donin t’i kapnin duke kryer një veprim të caktuar. Rasti i Teatrit ka treguar problemet e mëdha të policisë dhe sistemit tonë që nuk funksionon mbi bazë të ligjit, por urdhrit dhe bindjeve të gjithë strukturave shtetërore për të mos pasur askush kurajon që ndoshta nuk e bëjmë dot këtë veprim”.

Ballanca thekson se një nga dështimet më të mëdha të demokracisë në Shqipëri ishte dhe miratimi i një ligji të posaçëm nga parlamenti për të shpëtuar personat e përfshirë në këtë çështje.

“Për Teatrin bëmë ligj të posaçëm, parlamenti doli nga detyra e vet, parlamenti duhet të bëjë ligje për popullsinë jo për çështje individuale. Ajo u bë se shkelte çdo rregull dhe për të shpëtuar personat nga vendimmarrja. Kjo ka qenë një nga dështimet më të mëdha të demokracisë në Shqipëri se tregoi që çdo ligj e rregull ndryshohet dhe anashkalohet vetëm për të realizuar një vullnet të caktuar. Shqipëria mbeti edhe për dy javë të tjera në bllokim total  që të realizohej procedura e prishjes së Teatrit”.