Tragjedia në rezervuarin e Çekrezës, dyshimet e hetuesve

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 17:07

Tragjedia në rezervuarin e Çekrezës, dyshimet e hetuesve

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 17:07

Erjon Muça, 22 vjeç, dhe Dorina Gjokgjinaj, 20 vjeçe, po udhëtonin me mjetin tip Ford në një rrugë buzë rezervuarit të Çekrezës.

Të rinjtë dyshohet se humbën kontrollin e mjetit dhe përfunduan në ujë. Si pasojë që të dy humbën jetën, pasi nuk mundën dot të dilnin nga makina.

Hetuesit dyshojnë se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së enjtes ndonëse automjeti u pikas mëngjesin e së premtes nga roja i rezervuarit.

Në zonë mbërritën dhe ekspertë të policisë rrugore kjo pasi në rrugë ishin fiksuar shenja të forta frenimi çka çoi hetuesit të dyshojnë se kemi të bëjmë me ngjarje aksidentale.

Trupat e Erjonit dhe Dorinës u gjetën në pjesën e pasme të makinës, ku sipas hetuesve kanë tentuar për të thyer xhamin por që nuk ia arritën dot. Muça ishte banor i fshatit Kasallë, zonë e cila ndodhet pranë rezervuarit të Çekrezës, ndërsa 20-vjeçarja jetonte në Lezhë.