Ukraina shkatërron një anije ruse dhe një helikopter me armët e Perëndimit

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 12:58
Screenshot 31 1

Ukraina shkatërron një anije ruse dhe një helikopter me armët e Perëndimit

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 12:58

Forcat e armatosura të Ukrainës deklaruan se kanë shkatërruar një anije luftarake ruse në Detin e Zi me dy raketa Harpoon, duke shënuar në këtë mënyrën herën e parë që Kievi pranon goditjen e një mjeti lundrues të Rusisë me armët e marra nga Perëndimi.

Lajmi u dha nga Drejtoria e Forcave Strategjike të Ukrainës e cila publikoi informacionin në Telegram së bashku me një video të sulmit.

Sipas të dhënave, anija ruse që u mbyt në orët e para të mëngjesit po dërgonte ushtarë dhe armë në ishullin e Gjarprit.

“Harpoon” janë raketa balistike kundër anijeve që u zhvilluan fillimisht nga SHBA dhe tani prodhohen nga Boeing. SHBA ka dërguar raketa Harpoon në Ukrainë, ndërsa Britania e Madhe dhe Danimarka kanë thënë se do të konsiderojnë dërgimin e tyre.