Zjarr në spitalin e Sarandës, digjet reparti i radiologjisë

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 10:35
Policia sarande 1024x579

Zjarr në spitalin e Sarandës, digjet reparti i radiologjisë

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 10:35

Një zjarr ka rënë, në orët e para të mëngjesit, në spitalin rajonal të Sarandës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Flakët kanë përfshirë sallën e pajisjeve radiologjike në këtë spital, dhe mendohet që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.