Bilanci i koronavirusit, vijon rritja e rasteve të reja

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 17:55
koronavirusi vaksina 1024x576

Bilanci i koronavirusit, vijon rritja e rasteve të reja

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 17:55

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 482 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 129 qytetarë, ndërkohë që 18 persona janë shëruar. Ditën e djeshme, rastet e reja ishin 115.

Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit, nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 482 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 129 qytetarë, në këto bashki:

89 në Tiranë, 14 në Lezhë, nga 4 qytetarë në Krujë, Sarandë, 3 në Durrës, nga 2 qytetarë në Kamëz, Divjakë, Vlorë, Kuçovë, nga 1 qytetar në Tropojë, Kurbin, Lushnje, Himarë, Selenicë, Gjirokastër, Korçë.

Janë 678 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,095 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Qershor 2022)

Raste të reja ditore          129

Të shëruar në 24 orë       18

Të shtruar në spitale         7

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 482

Testime totale               1,837,710

Raste pozitive                  277,270

Raste të shëruara             273,095

Raste Aktive                         678

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            505

Vlorë               52

Fier                  38

Lezhë                  24

Durrës               20

Gjirokastër        10

Korçë                9

Berat                 8

Shkodër            5

Elbasan             4

Dibër                     2

Kukës.               1.