“Çmendet” PSG, josh mbrojtësin e Interit me rrogë “sheikësh”

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 14:21
edbd2e0741b2f6a4c7e08c24436993d20bb582e8 1080x720

“Çmendet” PSG, josh mbrojtësin e Interit me rrogë “sheikësh”

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 14:21

Paris SG nuk di të ndalet. Francezët kërkojnë me çdo kusht të përforcojnë mbrojtjen dhe janë gati të shpenzojnë miliona për të siguruar shërbimet e Milan Skriniar.

Për të bindur mbrojtësin e Interit të transferohet në Paris, ata kanë përgatitur ofertën me pagë 7,7 milionë euro neto në sezon. Shifër, të cilës Interi do ta kishte të pamundur t’i afrohej.

Përpos aspektit financiar, marrëveshja pritet të lehtësohet nga fakti se klubi zikaltër duhet të shesë disa yje, për të rregulluar bilancet.

Sllovaku luan prej vitit 2017 me Inter, ku në 172 takime ka shënuar 10 gola.