Dyshime pë skandal bastesh, kartoni i verdhë i Granit Xhakës po hetohet nga Agjencia kundër krimit të organizuar

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 06:24
3202425 65603768 2560 1440

Dyshime pë skandal bastesh, kartoni i verdhë i Granit Xhakës po hetohet nga Agjencia kundër krimit të organizuar

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 06:24

Një karton i verdhë, i marrë nga Granit Xhaka në një ndeshje të Premier League sezonin e kaluar, po hetohet nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Angli, pasi dyshohet se është pjesë e një skandali bastesh.

Bëhet fjalë për një ndeshje kundër Leeds më 18 dhjetor, ku Xhaka, edhe pse skuadra e tij po fitonte 4-1, u ndëshkua me karton të verdhë për vonesë loje.

Hetimet fillimisht u nisën nga Federata Angleze e Futbollit, pasi në një platformë bastesh një përdorues vuri bast 52 mijë paund që Xhaka do të merrte karton të verdhë në 10 minutat e fundit, duke fituar më pas 250 mijë paund. Pas 6 muajsh hetime, Federata ia dorëzoi dosjen autoriteteve ligjzbatuese.

Përveç shumës së pazakontë të vendosur bast për një karton të verdhë, ajo që ngriti më shumë dyshime ishte fakti që koeficienti për ndëshkimin e Xhakës në 10 minutat e fundit ishte shumë më i lartë sesa në 80 minutat paraardhëse.

Në videon e ndeshjes, Xhaka shihet teksa qëndron gati 20 sekonda para topit në minutën e 86-të dhe nuk ekzekuton një goditje dënimi, duke u ndëshkuar më pas nga gjyqtari Andre Marriner. Në mënyrë të habitshme, disa minuta më parë Xhaka i shpëton ndëshkimit edhe pse bën një ndërhyrje të rëndë ndaj një kundërshtari.

Deri tani, mediat angleze nuk raportojnë për nisjen e ndonjë hetimi për vetë mesfushorin e Zvicrës me origjinë shqiptare, por e gjithë dosja u ka kaluar autoriteteve. Sezonin e kaluar Xhaka ka marrë 10 kartona të verdhë dhe 2 të kuq.