Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Edhe në Kosovë publikohet teza e provimit të maturës

Nga A2 CNN
18 Qershor 2022, 12:19 | Kosova

Rreth 22 mijë maturantë në Kosovë po zhvillojnë sot provimin e parë të maturës. Në të gjithë vendin këtij testi janë duke iu nënshtruar rreth 22 mijë maturantë në 171 qendra testimi, ndërsa të angazhuar për mbarëvajtjen e procesit janë rreth 1600 administratorë.

Edhe pse është thënë se po punohet për të parandaluar kopjimin, testi i maturës ka filluar të shpërndahet në rrjete sociale, raporton KosovaPress.

Një gjë e tillë ndodhi edhe të premten në Shqipëri, ku teza e testit të matematikës u publikua në rrjetet sociale një orë pas nisjes së provimit.

Me qëllim të monitorimit të këtij testimi është krijuar një grup punues, ku janë përfshirë zyrtarë kompetentë, ekspertë të kibernetikës, përfaqësues nga Ministria e Arsimit, dhe të tjerë.

Ndaj personave përgjegjës, komisionerë, administrues, nxënës etj., të cilët thyejnë rregullat për mbarëvajtjen e provimit të maturës paralajmërohet se do të marren të gjitha masat e parapara me legjislacionin në fuqi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani