Ekzekutohet në lokal anëtari i klanit mafioz në Budva

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 11:58
mafia 1280x720

Ekzekutohet në lokal anëtari i klanit mafioz në Budva

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 11:58

Një nga anëtarët e lartë të klanit Skaljar, është vrarë mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.40 në Budva. Mediat malazeze raportojnë se bëhet fjalë për Miliq Minja Sakoviç, i cili u qëllua në një lokal.

Sipas informacioneve jozyrtare mësohet se një burrë që ishte ulur në tavolinën pranë tij, i cili nuk ishte i maskuar, ka qëlluar mbi  Sakoviç. Me sa duket, ai sapo u ngrit dhe qëlloi disa herë në drejtim të tij.

Një burim tjetër thotë se Sakoviç ishte ulur në një tavolinë në rreshtin e parë dhe se shpina e tij ishte përballë shëtitores kur një burrë me këmishë të bardhë dhe kapele iu afrua dhe qëlloi disa herë në drejtim të tij dhe më pas është larguar. Policia ka gjetur një këmishë dhe një kapele.

Pas vrasjes policia bllokoi zonën e qytetit të vjetër.

Milic Minja Sakoviç konsiderohej si një anëtar i lartë i “klanit mafioz të skaljar”, por edhe drejtues i degës së bandës në Podgoricë, i cili ka qenë disa herë në shënjestër të vrasësve nga klani rival gjatë viteve të fundit.

Shakoviçi i mbijetoi një atentati më 8 shtator 2017, pasi u qëllua me pesë plumba teksa ndodhej në një lokal në qendër të Podgoricës, dhe po priste të merrte makinën nga lavazhi.