Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Furgoni me kastin e serialit të Netflix aksidentohet, vdesin dy aktorë

Nga A2 CNN
18 Qershor 2022, 21:02 | Showbiz

Dy aktorë nga seriali i Netflix-it, “The Chones One”, kanë vdekur pas një aksidenti të furgonit me të cilin po udhëtonin për xhirime. Ngjarja, ku mbetën të plagosur edhe 6 persona të tjera, ka ndodhur në Meksikë.

Raymundo Garduno Cruz dhe Juan Francisco Gonzalez Aguilar janë viktimat e aksidentit në zonën Mulege.

Nuk dihet se si Netflix do të procedojë me serialin e goditur nga tragjedia, për të cilën ende nuk ka një reagim zyrtar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli