Harta e re gjyqësore, avokatët të ndarë në vendime. Vlora dhe Shkodra vijojnë bojkotin

Publikuar më: 18/6/2022, ora 14:44
MB BOJKOTI frame 1309 1280x720

Harta e re gjyqësore, avokatët të ndarë në vendime. Vlora dhe Shkodra vijojnë bojkotin

Publikuar më: 18/6/2022, ora 14:44

Dhomat Vendore të Avokatisë në Vlorë dhe Shkodër kanë vendosur të vijojë bojkotin e të gjithë seancave gjyqësore si protestë ndaj hartës së re gjyqësore.

Avokatet e Vlorës kanë dhënë një afat të këtij bojkoti deri më datë 24 qershor, ndërsa Dhoma e Avokatëve në Shkodër me rreth 100 anëtarë ka vendosur bojkot të plotë pa afat të të gjitha seancave gjyqësore.

Me datën 21 dhe 22 qershor ata njoftojnë bojkot dhe të masave të arrestit dhe gjykimet me karakter të ngutshëm.

Avokati Anton Kosteri nënvizoi se nëse nuk reagohet ndaj kësaj mase nuk përjashtohet edhe mundësia e protestës përmes grevës së urisë.

Por mesa duket bojkoti kundër hartës së re gjyqësore ka përçarë avokatët, pasi një ditë më parë Dhoma Kombëtare e Avokatisë, e cila drejtohet nga Maksim Haxhia, nuk kishte një qëndrim për vijimin e bojkotit të seancave gjyqësore.