I nxehti përvëlues përfshin Europën jugore, temperaturat shkojnë mbi 40 gradë

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 11:00
i nxehti 1 1280x720

I nxehti përvëlues përfshin Europën jugore, temperaturat shkojnë mbi 40 gradë

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 11:00

I nxehti përvëlues ka përfshirë disa vende të kontinenti europian, ku temperaturat kanë kaluar rekordet historike për këtë periudhë të vitit, duke arritur mbi 40°C.

Vala e të nxehtit pritet të vazhdojë të përhapet gjatë fundjavës, me temperatura më të larta se 30 gradë Celsius në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore dhe Qendrore.

Meteorologët thonë se këto temperatura regjistrohen normalisht në korrik dhe gusht, ndërkohë që  shkencëtarët francezë të klimës thonë se kjo është vala më e hershme e të nxehtit që Franca ka parë që nga viti 1947, duke besuar se është një pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimeve klimatike.

“Valët e të nxehtit po fillon më herët. Po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda për shkak të përqendrimeve të gazeve serrë në atmosferë, të cilat janë në nivel rekord. Ajo që ne po dëshmojmë sot është, për fat të keq, një parashikim i së ardhmes”, thotë Clare Nullis, Clare Nullis, zëdhënëse e Organizatës Botërore Meteorologjike në Gjenevë.

Kjo valë nxehtësie mund të jetë edhe vdekjeprurëse. Qeveria franceze është veçanërisht e shqetësuar për të moshuarit, duke vënë autoritetet në alarmin e “vigjilencës së kuqe”, niveli më i lartë i planit kombëtar të valëve të të nxehtit.

Autoritetet në departamentin e Gironde pranë Bordo kanë anuluar tashmë koncertet dhe tubimet e tjera të mëdha në pritje të temperaturave të larta të rrezikshme këtë fundjavë.

Po kështu paralajmërimi i autoriteteve është i njëjtë edhe për Spanjën, Francën dhe Italinë për të përballuar vapën.