“Ishte më i vogli nga të gjithë, por shtriu përtokë 3 veta dhe shënoi”, trajneri i parë tregon Asllanin

Publikuar më: 18/6/2022, ora 19:03
asllani

“Ishte më i vogli nga të gjithë, por shtriu përtokë 3 veta dhe shënoi”, trajneri i parë tregon Asllanin

Publikuar më: 18/6/2022, ora 19:03

Trajneri i parë i Kristjan Asllanit, në një intervistë ekskluzive për “La Gazzetta dello Sport”, tregoi mrekullitë që bënte mesfushori shqiptar që në moshë fare të vogël.

Cristiano Filippi kujton një episod të veçantë, që e bëri të kuptonte se në skuadër kishte një fëmijë ndryshe nga të tjerët: “Që kur ishte 6 vjeç, dinte të godiste me të dyja këmbët. Gjithçka e kishte shumë të thjeshtë. Nëse gabonte diçka, mjaftonte ta korrigjoje një herë. Kurrë nuk ka bërë dy herë të njëjtin gabim. Mbaj mend ndeshjen e tij të parë. Kristjani ishte më i vogli nga të gjithë, por mori topin, hodhi në tokë 3 kundërshtarë dhe shënoi një eurogol”.

Trajneri i parë thekson se Asllani është një talent i jashtëzakonshëm, që mund të luajë kudo: “Ku ta vendosësh, luan shumë mirë. Është një regjisor fantastik sepse ta jep topin në këmbë. Vrapon shumë, ka driblim dhe sheh portën”.

Kristjan Asllani është shumë pranë transferimit te Interi, pas një sezoni fantastik që zhvilloi me Empolin.