Kukës, maji dhe qershori me trafik të shtuar tokësor dhe ajror

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 20:18
kukesi 1280x720

Kukës, maji dhe qershori me trafik të shtuar tokësor dhe ajror

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 20:18

Në trafikun tokësor dhe ajror të verilindjes së vendit, gjatë majit dhe qershorit është shënuar një fluks i shtuar udhëtarësh.

Në Morinë, lëvizja më e madhe e automjeteve dhe qytetarëve është në fundjavë. Autoritetet doganore po zbatojnë procedurën e përshpejtuar të kalimit, duke shënuar vetëm targat e mjeteve dhe numrin e personave që udhëtojnë në të.

Janë 6 sportele në punë, ndërsa me procedurë të përshpejtuar do të operohet gjatë sezonit turistik, për të shmangur radhët e qëndrimet në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Edhe për këtë vit, destinacionet më të preferuara të qytetarëve nga Kosova janë Durrësi, Shëngjini, Velipoja, dhe plazhet në jug të vendit.

Ndërkohë, fluks të fluturimeve ka edhe në aeroportin e Kukësit.