Lëvizte prej 16 vjetësh pa patentë, kapet shqiptari në Itali, rrezikon të gjobitet me 45 mijë euro

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 08:30
italia 1280x720

Lëvizte prej 16 vjetësh pa patentë, kapet shqiptari në Itali, rrezikon të gjobitet me 45 mijë euro

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 08:30

Një 37-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e Policisë italiane, pasi u kap duke drejtuar makinën pa patentë. Nga kontrollet, ka rezultuar se shqiptari, i cili jetonte prej 25 vitesh në Itali e drejtonte mjetin pa patentë prej plot 16 vitesh.

Për këtë arsye, ai rrezikon të gjobitet me 45 mijë euro. Ai është zbuluar nga policia pasditen e 16 qershorit, ku kanë qenë dy agjentë të policisë lokale në Pisa, që e kanë ndaluar për kontroll shqiptarin.

Kur agjentët i kërkuan letrat e makinës dhe e kontrolluan, u zbulua se shqiptari lëvizte pa patentë prej shumë vitesh. 37-vjeçari iu ka thënë policëve se kishte patentë, por që e kishte harruar atë në shtëpi, gjë që nuk i ka bindur italianët.

Për këtë, shqiptari ka vendosur të rrëfehet, duke thënë se prej disa kohësh nuk dispononte asnjë lloj dokumenti të mjetit, përveç lejes së tij të qëndrimit. Lejen e drejtimit ai nuk e posedonte më që nga viti 2006 kur, për shkak të disa dënimeve për drejtim mjeti në gjendje të dehur, iu pezullua për një kohë të pacaktuar.

Agjentët kanë thirrur karrotrecin për t’i marrë makinën, ndërsa shqiptari rrezikon tashmë të gjobitet me 5100 deri në 30599 euro për lëvizje pa patentë dhe 1984 deri në 7937 euro për qarkullim të paligjshëm.