Lezhë, vijon zjarri pranë bregdetit të Tales

Publikuar më: 18/6/2022, ora 18:20

Lezhë, vijon zjarri pranë bregdetit të Tales

Publikuar më: 18/6/2022, ora 18:20

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e kënetës, pranë bregdetit të Tales, në Lezhë.

Flakët janë shfaqur rreth orës 16:30 dhe favorizuar nga era, janë përhapur në një sipërfaqe të madhe, duke vënë në rrezik dhe bizneset përgjatë bregdetit.

Zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e zjarrit, por era e fortë po i përhap edhe më shumë flakët.