Paradoksi me naftën, në bursa më e lira e qershorit, në Shqipëri rekord çmimi

Publikuar më: 18/6/2022, ora 13:17
MB NAFTA PARADOKSI frame 0 1280x720

Paradoksi me naftën, në bursa më e lira e qershorit, në Shqipëri rekord çmimi

Publikuar më: 18/6/2022, ora 13:17

Në bursa nafta ulet, ndërsa në vendin tonë ajo rritet. Nafta bruto Brent preku në bursa kuotën e 113.5 dollarëve për fuçi, çmimi më i ulët që prej nisjes së këtij muaji dhe njëkohësisht më i liri që prej vendosjes së sanksioneve të Bashkimit Europian ndaj naftës ruse. Por në vendin tonë, Bordi i Karburanteve vendosi një çmim rekord prej 265 lekësh për litër.

E përkthyer në 2.21 euro për litër, Shqipëria ka kështu nivelin më të shtrenjtë të diezelit në Europë pas Danimarkës, duke kapërcyer edhe Italinë që konsiderohet një nga vendet që takson më shumë karburantet.

Vendimi i Bordit për të rritur çmimin, teksa në bursa shënonte një rënie me 5.2% brenda një dite, erdhi para fundjavës, kur konsumi rritet për shkak të qytetarëve që u drejtohen plazheve.

Nëse rafineritë do ta reflektojnë të plotë rënien e çmimit të naftës bruto, atëherë nafta në pompat e karburantit do të duhet të zbresë në nivelin e së paku 235 lekëve për litër brenda javës së ardhshme.