Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

PD kërkon dorëheqjen e Çuçit, Noka: Është e faktuar që djali i tij ka bërë kontrabandë

Nga A2 CNN
18 Qershor 2022, 12:11 | Politikë
PD kërkon dorëheqjen e Çuçit, Noka: Është e

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka në një dalje për mediat, ka denoncuar djalin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi për kontrabandë ilaçesh me Italinë.

“Është fakt se djali ministrit ka kaluar në Itali me dokumente të falsifikuara, me qëllim transportin e ilaçeve, pjesë e skemës së abuzimit prej 600 mijë eurosh. është faktuar nga fashikujt e përgjimeve të prokurorisë italiane. Këto fakte të pamohueshme të implikimit të Endi Çuçit si trafikant ilaçesh duhet të kishin sjellë sot domosdoshmërisht dorëheqjen e babait të tij, ministër i Brendshëm”.

Sipas Partisë Demokratike, akuzat ndaj Endi Çuçit janë të faktuara, e për këtë arsye, ministri duhet të japë dorëheqjen.

“Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi vazhdon të qëndrojë në detyrë pavarësisht se djali i tij është faktuar si i përfshirë në trafikun e ilaçeve nga Italia në kulmin e pandemisë. Dhe akoma më keq, Edi Rama, njësoj siç mbrojti Saimir Tahirin të përfshirë në trafik droge, njësoj siç mbrojti Fatmir Xhafajn për të vëllanë trafikant droge, njësoj siç mbrojti shumë deputetë, kryebashkiakë dhe trafikantë të tjerë shkelës të ligjit, ashtu vazhdon të mbrojë duke bërë gjithçka për mbajtur të fshehur skandalin e përfshirjes së të birit të Bledi Çuçit në një aferë kriminale trafiku në Itali dhe të mbajë përsëri ministër Bledi Çuçin edhe pasi i biri u faktua si i përfshirë në një skemë kriminale trafiku. Nëse në Shqipëri do të kishte shtet dhe demokraci funksionale dhe nuk do të kishte regjim, Bledi Çuçi nëse s'do të dorëhiqej, do të duhej të ishte shkarkuar menjëherë”.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli