Penalizohet Partizani, “Arena Kombëtare” mbyll dyert për Conference League

Përditësuar më: 19/6/2022, ora 15:19
KR PARTIZANI CONFERENCE LEAGUE NE ELBASAN frame 894 1280x720

Penalizohet Partizani, “Arena Kombëtare” mbyll dyert për Conference League

Përditësuar më: 19/6/2022, ora 15:19

Një episod i cili rrezikon të prishë ëndrrat sportive të Partizanit dhe të ndikojë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në ekonominë e klubit. Arena Kombëtare do të mbyllë dyert për disa javë, për shkak të punimeve me tapetin e fushës, duke i detyruar të kuqtë të shtegtojnë për ndeshjen e Conference League.

Mes pakënaqësisë dhe çudisë, për faktin se “drejtoria e stadiumit kombëtar ka vlerësuar që të mbjellë barin gjatë kësaj periudhe, kur ekipet shqiptare konkurrojnë në aktivitetet ndërkombëtare”, Partizani njoftoi tifozët për ndryshimin e programit.

“Partizani dëshiron të njoftojë opinionin publik dhe në veçanti tifozerinë e kuqe rreth ndeshjes së kthimit ndaj Saburtalo, në turin e parë të Conference League. Takimi është programuar në datën 14 korrik, ora 20:00 në Elbasan Arena”, theksonte klubi.

Prej të mërkurës që lamë pas, Demat kanë nisur përgatitjet në Slloveni, për të synuar paraqitje të suksesshme në kupat e Europës. Aventura e të besuarve të trajnerit Mehmeti në Conference League do të nisë më 7 korrik, me transfertën e largët në Gjerogji.

Por, edhe pse cilësoheshin të favorizuar nga fakti se e luanin sfidën e kthimit në shtëpi, të kuqtë ndihen më të drejtë të penalizuar. Spostimi i ndeshjes në Elbasan do të ndikojë te numri i kufizuar i mbështetësve në tribuna. Ky është një problem në aspektin ekonomik, në të ardhurat nga shitja e biletave, por edhe një situatë që rrezikon të ndikojë te paraqitja e skuadrës.