Profesionet IT, kërkesa e lartë, pagat me rritjen më të shpejtë

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 14:35

Profesionet IT, kërkesa e lartë, pagat me rritjen më të shpejtë

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 14:35

Degët e teknologjisë së informacionit janë sot ndër më të paguarat në tregun shqiptar të punës. Të dhënat e INSTAT vlerësojnë se një punonjës në këtë sektor merr mesatarisht mbi 101 mijë lekë si pagë bruto mujore. Kjo përbën një diferencë të theksuar me pagën mesatare në vend dhe renditet se sektori i dytë më i paguar, duke qëndruar pas aktiviteteve financiare dhe të sigurimit.

Por të dhënat historike tregojnë se përgjatë viteve të fundit, pagat në IT janë rritur me ritmin më të shpejtë dhe pritet të tejkalojnë shumë shpejt edhe pagat në institucionet financiare.6

Interesi i të rinjve për këto degë është i lartë, gjykuar nga regjistrimet në kurse profesionale për administratorë rrjetesh, kodues dhe programues, dizajner, etj.

Por nga ana tjetër, regjistrimet në universitete për këto profile çalojnë. Nga rreth 124 mijë studentë të regjistruar në arsimin universitar, vetëm 8,458 studiojnë në degët e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Të rinjtë fajësojnë për këtë nivel të ulët regjistrimesh programet e studimit që nuk janë në lartësinë e zhvillimeve të tregut.