Rama në Peshkopi, kërkon ripërtëritjen e strukturave socialiste

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 13:27

Rama në Peshkopi, kërkon ripërtëritjen e strukturave socialiste

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 13:27

Peshkopia ishte bashkia nga ku Kryeministri Rama zgjodhi të përcjellë porosite për struktuarat socialiste, duke veçuar rëndësinë e zgjedhjeve te brendshme dhe nevojën e ripërtëritjes së partisë.

“Është e rëndësishme që procesi të zhvillohet deri në fund me krijimin e mundësisë për këdo ka ambicie për një rol në parti. Partia është një trup që duhet ripërtërirë vazhdimisht për të qenë në lartësinë e sfidës dhe ka nevojë vazhdimisht për gjak e energji të reja, për të parë përtej pikës ku ka mbërritur”.

Me zgjedhjet vendore që janë vetëm disa muaj larg, kryeministri kërkoi besimin e dibranëve për të rikonfirmuar kryetarin rishtar të bashkisë, Rrahim Spahinë.

“Duhet ta rikonfirmojmë kryetarin e bashkisë të paktën deri tani janë fjalë të mira. Mos e marrim mësysh kryetarin e bashkisë. Përveçse ta rikonfirmojmë kryetarin e bashkisë në zgjedhjet e ardhshme vendore është një drejtues që do të bëjë shumë punë por duhet të rimarrim ato mandate e tjera që ne na takojmë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme sepse ne jemi këtu për një rrugëtim të gjatë, deri në 2030”.

Rama u kërkoi mbështetje dibranëve edhe për ambicien “Shqipëria 2030”, që pasqyron vizionin e qeverisjes për Shqipërinë e pas 8 viteve.