Rrahën për vdekje peshkaqenin dhe i prenë kokën oktapodit, arrestohen dy peshkatarët

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 12:05

Rrahën për vdekje peshkaqenin dhe i prenë kokën oktapodit, arrestohen dy peshkatarët

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 12:05

Dy peshkatarë në Florida, SHBA, janë arrestuar pas publikimit të një videoje ku ata shihen teksa i presin kokën një oktapodi si dhe rrahin për vdekje një peshkaqen të vogël në varkën e tyre.

30-vjeçari Charles Mora akuzohet për masakrimin e moluskut ndërsa 52-vjeçari Michael Bossert shihet teksa përplas peshkaqenin ne varkë, derisa ai ngordh. Ata u filmuan nga një aktivist për mbrojtjen e kafshëve, të cilët ia kaluan videon PETA-s, shoqatës për Trajtimin Etik të Kafshëve.

PETA tha se aktivisti kishte hipur në varkë me lejen e peshkatarëve dhe askush nuk kishte kundërshtuar xhirimin e momenteve nga puna e tyre.

Ata u akuzuan për sjellje mizore ndaj kafshëve. Në raportin e policisë, hetuesi Christopher Mattson kishte shkruar se Mora “i këputi kokën oktapodit me një lëvizje të dhunshme, pa u kujdesur për vuajtjet e oktapodit”.