Rusia: 150 mercenarë nga Shqipëria në Ukrainë, 42 prej tyre janë eliminuar

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 12:24
Vetem 20 km nga kufiri i NATO s Rusia pranon bombardimin  Ne ate baze sterviteshin mercenaret dhe 1280x720

Rusia: 150 mercenarë nga Shqipëria në Ukrainë, 42 prej tyre janë eliminuar

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 12:24

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar statistikat e plota për mercenarët e huaj, që sipas saj, luftojnë në Ukrainë. Sipas tabelës së publikuar në Facebook nga ambasada ruse në Tiranë, shihet se 150 mercenarë janë nga Shqipëria dhe 156 nga Kosova.

Ajo që bie në sy është se në shifrat për Shqipërinë, aktualisht janë 68 persona në Ukrainë, pasi Moska thotë se 40 janë ekstraduar dhe 42 janë eliminuar.

Ndërsa për Kosovën aktualisht në Ukrainë kanë mbetur 35 persona, pasi 61 janë eliminuar dhe 60 janë ekstraduar.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka një dokument të plotë me statistika nga shumë vende, për të cilat thotë se kanë dërguar mercenarë për të luftuar në krah të Ukrainës, që nga nisja e pushtimit më 24 shkurt 2022.

Gjashtë ditë para pushtimit rus të Ukrainës, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina po rekrutoheshin për t’u dërguar në Donbas, krahinën e Ukrainës të ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.

Por Ministria e Jashtme e Shqipërisë i mohoi kategorikisht këto pretendime dhe në shenjë proteste thirri ambasadorin rus në Tiranë.