Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Sapo u ble nga City, zbulohet plani i Real Madrid për të marrë Haaland

Nga A2 CNN
18 Qershor 2022, 15:14 | Futboll
Sapo u ble nga City, zbulohet plani i Real Madrid për të marrë

Real Madrid nuk e ka ndërprerë punën për të marrë Erling Haaland në skuadër, pavarësisht faktit se ai ka vetëm pak ditë që është zyrtarizuar si lojtari i ri i Manchester City-t.

Klubi anglez pagoi 51 milionë paund për sulmuesin norvegjez te Borussia Dortmund, por raportohet se i ka vendosur një kontratë një klauzolë largimi prej 128 milionë paundesh, ose 150 milionë euro. Sipas gazetës spanjolle “AS”, kjo shifër është perfekte për Real Madrid.

Klubi sapo rinovoi edhe për dy sezone me Karim Benzema por si objektiv afatgjatë për të zëvendësuar 24-vjeçarin ka pikërisht gjigantin norvegjez. Për këtë, Florentino Perez është i gatshëm të presë edhe dy vite e më pas të aktivizojë klauzolën.

Sipas “AS”, forma e jashtëzakonshme e francezit sezonin e sapombyllur shërbeu për të bërë që presidenti i klubit ta marrë me qetësi ndjekjen e Haaland.

A2 CNN Livestream

Dita jonë