Sulmi në Kapitol, Trump sulmon Pence: Një frikacak dhe një robot

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 08:43
trump 2 1280x720

Sulmi në Kapitol, Trump sulmon Pence: Një frikacak dhe një robot

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 08:43

Pasi hetimet për 6 janarin zbuluan se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump i ka bërë presion të fortë zëvendësit të tij Mike Pence për  të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, ka ardhur edhe reagimi i Trump.

“Një frikacak dhe një robot” e ka cilësuar ai Mike Pence, duke sulmuar kështu dhe tallur ish-zëvendësin e tij, pas dëgjimit publik të komisionit hetimor parlamentar për sulmin në Kapitol.

“Mike Pence kishte një shans të ishte i mrekullueshëm, ai kishte një shans, sinqerisht, të ishte historik, por nuk pati guximin të vepronte”.

Këto deklarata ai zgjodhi t’i bëjë në një forum fetar ungjillor në Nashville, Tennessee, përpara publikut që përfaqëson bazën politike të Pence, në një përpjekje për të minuar shanset e tij në një garë eventuale për Shtëpinë e Bardhë.

Donald Trump ka nisur një sulm verbal të zemëruar në seancat dëgjimore të Kongresit të 6 janarit, duke i hedhur poshtë ato si një “marrëveshje të manipuluar” dhe “gjueti të njëanshme shtrigash”.

Në daljen e tij të parë publike që nga fillimi i seancave televizive, Trump të premten pretendoi pa prova se paneli i Dhomës së Përfaqësuesve e ka ngritur çështjen e tij duke përdorur video të modifikuara dhe deponime të modifikuara në mënyrë mashtruese të dëshmitarëve.