U përplasen parashutat, humbin jetën dy persona në Itali

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 14:09
parashutat 1280x720

U përplasen parashutat, humbin jetën dy persona në Itali

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 14:09

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku dy parashutistë, njëri rreth 35 vjeç dhe tjetri pak më shumë se 50 vjeç, humbën jetën pasi u rrëzuan përtokë nga një lartësi prej rreth pesëdhjetë metrash.

Mediat italiane raportojnë se aksidenti ndodhi në Campovolo të Reggio Emilias.  Sipas ekspertizës rezultoi se të dy parashutistët u përplasën në 100 metra lartësi dhe pas përplasjes parashutat e tyre, gjatë zbritjes, ishin ndërthurur me njëra tjetrën duke shkaktuar rënien në tokë.

Zakonisht hedhjet me parashutë përfshijnë formimin e një formacioni rreth 1200 metra, pastaj në një lartësi prej 900 metrash parashutistët ndahen, duke vazhduar zbritjen e tyre individualisht, në një mënyrë të përcaktuar fluturimi të hapur, derisa të prekin tokën.