Xhaçka jep lajmin e mirë për shqiptarët që jetojnë në Irlandë dhe Kanada

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 10:09
pasaporta 1280x720

Xhaçka jep lajmin e mirë për shqiptarët që jetojnë në Irlandë dhe Kanada

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 10:09

Shërbime konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë dhe për herë të parë shërbime për dokumente biometrike, pasaporta dhe letërnjoftime elektronike nga Ambasada Shqiptare në Kanada. Lajmin e ka dhënë ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka në një postim në Facebook, teksa sqaron edhe datat se kur do të nisin këto shërbime

Postimi i ministres Xhaçka

Një lajm i mirë për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Irlandë dhe Kanada.

Duke filluar nga data 20 qershor, Ambasada Shqiptare në Londër në Bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Kompaninë Aleat, do të fillojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë.

Gjithashtu, nga 27 qershori, për herë të parë Ambasada Shqiptare në Kanada do të fillojë të ofrojë shërbime për dokumente biometrike, pasaporta dhe letërnjoftime elektronike.

MEPJ synon që me anë të projekteve të tilla të lehtësojë edhe më shumë jetesën e qytetarëve shqiptarë, kudo që ata ndodhen jashtë vendit.