Zjarr në depozitat e gazit në Porto Romano

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 09:04
durres 1 1280x720

Zjarr në depozitat e gazit në Porto Romano

Përditësuar më: 18/6/2022, ora 09:04

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në depozitat e gazit në në Porto Romano në  Durrës,  si shkak i zjarrit që ka rënë rreth orës 08:30.

Mësohet se me ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve dhe policisë, zjarri është fikur. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme të vogla  materiale.

Grupi hetimor ndodhet vendngjarje ku vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Zjarri ka shkaktuar panik te banorët aty pranë.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në Porto Romano, Durrës, ka rrënë zjarr në depozitat e gazit.

Me ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve dhe policisë, zjarri është fikur. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet vendngjarje ku vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.