535 kg kanabis në total, vijon operacioni “Restart”, arrestohen dhe dy persona

Përditësuar më: 19/6/2022, ora 16:16
droge drjet greqise 1280x720

535 kg kanabis në total, vijon operacioni “Restart”, arrestohen dhe dy persona

Përditësuar më: 19/6/2022, ora 16:16

Policia ka vënë në pranga edhe dy persona të tjerë në kuadër të operacionit të koduar “Restart”, i cili ka nisur shtatë muaj më parë.

Sipas policisë, në pranga janë vënë shtetasit L. H., 41 vjeç, banues në Elbasan dhe Z. S., 65 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll. Këta persona tentuan të trafikonin drejt Greqisë, 42 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis.  Në kuadër të këtij operacioni, deri tani janë sekuestruar 535, 5 kilogramë kanabis sativa.

“Finalizohet faza e nëntë e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar shtatë muaj më parë.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë dhe shërbimet e Frontex-it, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Tentuan të trafikonin drejt Greqisë, 42 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, vihen në pranga 2 shtetas.

Shkon në​ 22 numri i të ndaluarve, në 535.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate, sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë dhe shërbimet e Frontex-it, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit policor “Restart”, nisur shtatë muaj më parë kanë finalizuar me sukses fazën e​ nëntë të tij, si rezultat i së cilës u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– L. H., 41 vjeç, banues në Elbasan.

– Z. S., 65 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me shërbimet e Frontex-it, kanë konstatuar dy shtetasit e mësipërm në afërsi të fshatit Dobranj, Devoll dhe ju kanë bërë me shenjë të ndalonin. Këta shtetas, porsa kanë parë shërbimet e Policisë në drejtim të tyre, kanë tentuar të largohen me vrap dhe kanë hedhur në tokë tre çanta të zeza. Forcat e Policisë Kufitare dhe ato të Frontex-it, janë vënë në ndjekje dhe bënë të mundur kapjen e ndalimin e tyre. Gjatë kontrollit të ushtruar në brendësi të çantave të tyre, u gjet një sasi prej 42 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.