Arsyetimi i Gjykatës së Lartë. Pse u la në sekuestro pasuria e Lefter Kokës në kantinën e verës?

Përditësuar më: 19/6/2022, ora 13:34

Arsyetimi i Gjykatës së Lartë. Pse u la në sekuestro pasuria e Lefter Kokës në kantinën e verës?

Përditësuar më: 19/6/2022, ora 13:34

Gjykata e Lartë arsyetoi vendimin mes të cilit refuzoi kërkesën e ish-ministrit të mjedisit, Lefter Koka, për të liruar nga masa e sekuestros aksionet e tij në një kantinë vere në Rrashbull të Durrësit.

88.2 për qind të aksioneve në pronësi të ish-ministrit në kantinën e pijeve alkoolike u sekuestruan me kërkesë të SPAK në 13 dhjetor të vitit të kaluar. I njëjti vendim dërgoi në qeli Kokën, pas dyshimeve të SPAK kundër tij për “korrupsion”, “shpërdorim detyre” e “pastrim parash” në lidhje me inceneratorin e Elbasanit.

Në vendimin e zbardhur Gjykata e Lartë e gjen të drejtë vlerësimin e Apelit të Posaçme, që la në fuqi “ngrirjen” e aksioneve të Kokës në kantinë dhe nuk merrte parasysh pretendimet se kantina e privatizuar prej tij kishte nisur aktivitetin tregtar që prej vitit 1927, Kolegji vlerëson se sekuestrimi si masë sigurimi pasuror nuk është i lidhur domosdoshmërisht me qenien e sendit si produkt i veprës penale. 

Sekuestrimi, ashtu siç është vendosur në rastin konkret, vijonte arsyetimin Kolegji Penal, mund të përligjet edhe me nevojën për të garantuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga kryerja e veprës penale, si pasuri vlera e së cilës i korrespondon asaj të produkteve të veprës penale.

Përveç inceneratorit të Elbasanit, SPAK ka ngritur akuza kundër Kokës edhe për inceneratorin e Fierit, hetim për të cilin mori një masë të dytë “arrest në burg” dhe i sekuestroi gati 3.3 mijë m2 truall.