Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

‘Digjet’ Spanja, temperaturat arrijnë mbi 40 gradë

Nga A2 CNN
19 Qershor 2022, 11:36 | Bota

Spanja po përballet me një tjetër verë të nxehtë, me temperatura mbi 40 gradë Celsius, ndonëse ndodhemi ende në mes të muajit qershor.

Në Madrid, banorët përpiqen të largojnë vapën në brigjet e lumit dhe shatërvanët përreth, ndërkohë që pishinat publike ende nuk janë hapur.

Temperaturat e larta kanë qenë dhe gjatë natës dhe banorët e kanë pasur të pamundur të mbajnë ndezur gjatë gjithë kohës kondicionerët, për shkak të rritjes së faturave nga kriza energjetike botërore.

Meteorologët bëjnë me dije se temperaturat në fillim të javës ishin 10 gradë më të larta krahasuar me vitet e kaluar duke kaluar nivelin e 40 gradëve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani