Ish-presidenti rus: BE mund të shpërbëhet para pranimit të Kievit, çfarë zhgënjimi!

Përditësuar më: 19/6/2022, ora 17:24
medvedev rusia 1080x720

Ish-presidenti rus: BE mund të shpërbëhet para pranimit të Kievit, çfarë zhgënjimi!

Përditësuar më: 19/6/2022, ora 17:24

Ish-presidenti i Rusisë, aktualisht nënkryetar i Këshillit të Sigurimit, Dmitry Medvedev, është shprehur këtë të diel se Bashkimi Europian mund të jetë shpërbërë derisa Ukraina të pranohet në të.

Në deklaratën e publikuar në Telegram, ai u shpreh: Ukraina nuk do të jetë në gjendje të bëhet pjesë e Bashkimit Europian para mesit të këtij shekulli. Po sikur Bashkimi Europian të jetë shpërbërë deri atëherë? Është e frikshme të mendosh se çfarë skandali do të jetë.

Sa sakrifica janë bërë për anëtarësim në BE. Vitet kanë kaluar dhe ne, studentët e viteve shtatëdhjetë, prisnim komunizmin i cili nuk erdhi kurrë. Bashkimi Sovjetik është shembur”, tha Medvedev.