Lojërat Mesdhetare, ekipi shqiptar merr në dorëzim flamurin kombëtar

Përditësuar më: 19/6/2022, ora 19:07

Lojërat Mesdhetare, ekipi shqiptar merr në dorëzim flamurin kombëtar

Përditësuar më: 19/6/2022, ora 19:07

Ekipi shqiptar mori në dorëzim flamurin kombëtar në një ceremoni para nisjes për Lojërat Mesdhetare që zhvillohen në Oran të Algjerisë.

Në këtë edicion të 19-të të Lojërave Mesdhetare, Shqipëria përfaqësohet me 29 sportistë, ku pretendimet janë të mëdha në 10 disiplina.

Vetë sportistët shprehen optimistë për arritjen e rezultateve në këtë edicion të Lojërave Mesdhetare.

Në Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë marrin pjesë 26 shtete. Që prej fillimit të këtij kompeticioni, Shqipëria ka arritur të fitojë 44 medalje.