Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Luftë” në xhungël, stërvitja ekstreme e forcave speciale amerikane

Nga A2 CNN
19 Qershor 2022, 22:24 | Bota

Trupat speciale të Forcave Ajrore amerikane me bazë në Xhorxha u vendosën në Paqësor ku mbajtën një stërvitje ekstreme në xhungël.

“Business Insider” shkruan se kjo stërvitje vjen në një moment kur ushtria amerikane po e zhvendos fokusin në një konflikt të mundshëm me Kinën në rajonin Indo-Paqësor, ku forcat mund të përballen me terrenin e xhunglës.

Këto forca qëndruan gati për një muaj në Havai duke u stërvitur në terrenin ekstrem. Sipas “Business Insider”, fokusi i stërvitjes ishte kamuflimi në xhungël dhe zbulimi i armikut.

Nënkoloneli Michael Vins u shpreh se forcat special duhet të jenë të gatshme të luftojnë e mbijetojnë në një terren të tillë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli