Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Po transportonin drogë drejt Greqisë, arrestohen 2 persona

Nga A2 CNN
19 Qershor 2022, 08:28 | Kronikë
Po transportonin drogë drejt Greqisë, arrestohen 2 persona

Rreth 60 kg kanabis sativa janë sekuestruar nga policia kufitare e Kapshticës gjatë një operacioni antidrogë.

Lënda narkotike ishte fshehur në 3 çanta dhe po transportohej përmes kufirit të gjelbër drejt shtetit helen nga dy persona të cilët u arrestuan në kushtet e flagrancës.

Identiteti i të arrestuarve ende nuk bëhet me dije ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rrjeti trafikantësh.

A2 CNN Livestream

Dita jonë