Sekretari i NATO, Stoltenberg: Përgatituni për një luftë që mund të zgjasë

Përditësuar më: 19/6/2022, ora 10:17

Sekretari i NATO, Stoltenberg: Përgatituni për një luftë që mund të zgjasë

Përditësuar më: 19/6/2022, ora 10:17

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij, se nisur nga situate aktuale, lufta në Ukrainë mund të zgjasë për vite të tëra.

Stoltenberg u shpreh gjatë një interviste për një media gjermane, se Perëndimi duhet të shtojë furnizimet me armë për Kievin në mënyrë që ushtria ukrainase të ketë më shumë mundësi të çlirojë Donbasin nga kontrolli rus.

“Ne duhet të përgatitemi për faktin se mund të duhen vite. Nuk duhet të heqim dorë nga mbështetja e Ukrainës. Kjo duhet të vazhdojë edhe nëse kostot janë të larta, jo vetëm për mbështetjen ushtarake, edhe për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve”, tha Stoltenberg.

Një samit i NATO-s në Madrid në fund të këtij muaji pritet të arrijë në një marrëveshje për një paketë ndihme për Ukrainën për të modernizuar ushtrinë e këtij vendi.