Sulmuesi i Romës martohet me motrën e futbollistit të Kombëtares

Përditësuar më: 19/6/2022, ora 17:34
coriccc 1280x720

Sulmuesi i Romës martohet me motrën e futbollistit të Kombëtares

Përditësuar më: 19/6/2022, ora 17:34

Mesfushori i Kroacisë, Ante Coric, kartonin e të cilit e zotëron Roma, ka finalizuar në martesë lidhjen e tij të dashurisë me vajzën shqiptare Sara Prenga.

Ajo është vajza e ish-futbollistit të Partizanit, Besnik Prenga, motra e Herdi Prengës, futbollistit të Kombëtares, që luan në Hungari te Kisvarda.

Në një ceremoni madhështore të organizuar në Zagreb, me një numër të madh të ftuarish edhe nga Shqipëria, u valëvitën edhe flamujt e dy vendeve, ai kroat dhe ai shqiptar.