Tjetër shpërthim tritoli në Durrës, identifikohet autori

Përditësuar më: 19/6/2022, ora 10:08
Screenshot 4 17

Tjetër shpërthim tritoli në Durrës, identifikohet autori

Përditësuar më: 19/6/2022, ora 10:08

Një tjetër shpërthim tritoli është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Durrësit, duke shkaktuar panik te banorët e zonës dhe pushuesit që tashmë janë të shumë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në në lagjen 17, rruga “Shenjtoret”, ku i është vendosur një sasi e vogël eksplozivi fasadës së dyqanit të shtetasit Shaban Aga.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm disa dëme të vogla materiale, ndërkohë që policia ka identifikuar 31 vjeçarin D.K. si autor të ngjarjes.

Dyshohet gjithçka ka ndodhur  si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes shtetasit Shaban Aga dhe D.K.