Rama në familjen e Hashim Thaçit: E kam si vëlla, e takova në Hagë se më kishte marrë malli

Përditësuar më: 19/6/2022, ora 21:37
edi rama familja 1256x720

Rama në familjen e Hashim Thaçit: E kam si vëlla, e takova në Hagë se më kishte marrë malli

Përditësuar më: 19/6/2022, ora 21:37

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, ku ditën e hënë do të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, kryeministri Rama ka zhvilluar edhe një vizitë në familjen e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Teksa u takua me familjarët e ish-presidentit të Kosovës, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, u shpreh u shpreh i lumtur që e vizitojë Hashim Thaçit në Hagë, madje e konsiderojë atë vëlla.

“Hashimi ishte shumë mirë, si me shëndet, por edhe me humor. Te formulari para se të futesha, shkrova: Do ta takojë se më ka marrë malli. E kam si vëlla Hashimin”, u shpreh Rama.

Më herët, kryeministri Rama inspektoi punimet në 2 sipërmarrje në Kosovë. Gjatë inspektimit në një fabrikë mielli, Rama dha lajmin se tarifat doganore të Shqipërisë me Kosovën do të hiqen, duke filluar me ato bujqësore.