A duhet të frikësohen fqinjët nga ‘Shqipëria e Madhe’, përgjigjet diplomati Lisen Bashkurti

Përditësuar më: 20/6/2022, ora 21:24

A duhet të frikësohen fqinjët nga ‘Shqipëria e Madhe’, përgjigjet diplomati Lisen Bashkurti

Përditësuar më: 20/6/2022, ora 21:24

Diplomati Lisen Bashkurti komentoi në Debat me Alba Alishanin dhe mbledhjen e përbashkët të dy parlamenteve të Kosovës dhe Shqipërisë që do të mbahet në 110 vjetorin e Pavarësisë.

Në lidhje me pyetjen se a duhet të frikësohen fqinjët një Shqipërie të Madhe, diplomati Bashkurti u shpreh se shqiptarët në histori nuk kanë provokuar përplasje dhe nëse do të synohej një gjë e tillë do të mbetej në rrugë demokratike e europiane.

“Fqinjët nuk tremben pasi shqiptarët në tërësi në periudha historike të gjata nuk kanë qenë trazues. Nuk kanë provokuar, tensionet, kriza, luftëra, ballafaqime force. Kanë qenë popuj paqësor dhe nëse kanë ëndërra legjitime si ato që kanë të bëjnë me unifikimin dhe bashkimin e identitetit shqiptarëve në një hapësirë të përbashkët, ato mbeten në rrugë paqësore, në rrugë demokratike, europiane. Edhe njëherë duke u kthyer te marrëveshjet, kemi mbi 100 marrëveshje, ku përfshihen ato juridike, traktati strategjik, memorandumet, protokollet e bashkëpunimit. Të gjitha këto marrëveshje përbëjnë instrumente, disa prej të cilave kanë forcë juridike, disa shënojnë memorandume, kujtesë për bashkëpunim në të ardhmen, disa janë projektet konkrete, si ai i hekurudhës”, tha Bashkurti në A2 CNN.