Aeroportet anulojnë fluturimet, qytetarët protestojnë në Belgjikë kundër rritjes së çmimeve

Përditësuar më: 20/6/2022, ora 16:52

Aeroportet anulojnë fluturimet, qytetarët protestojnë në Belgjikë kundër rritjes së çmimeve

Përditësuar më: 20/6/2022, ora 16:52

Dhjetëra mijëra njerëz protestuan në kryeqytetin e Belgjikës kundër shtrenjtimit të kostos së jetesës. Grevat e shumta detyruan aeroportet e Brukselit të anulonin të gjitha fluturimet dalëse, ndërsa shumë linja autobusi ndërprenë shërbimet. 

Sindikatat njoftuan se rreth 80 mijë njerëz iu bashkuan protestës. Linjat e trenave funksionuan pjesërisht, për të lejuar protestuesit të mbërrinin në kryeqytet.

Ndërsa transporti publik lokal funksionoi me shërbime minimale. Inflacioni arriti në 9% në qershor në Belgjikë, duke pasqyruar rritje të çmimeve kudo tjetër, kryesisht për shkak të luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë, që ka goditur furnizimin me grurë dhe ka shkaktuar rritje të kostos së energjisë.

Kryeministri Alexander De Croo tha se punëtorët belgë ishin më të mbrojtur se homologët në shumicën e vendeve të tjera të Bashkimit Europian sepse pagat u indeksuan me inflacionin.

Ai i tha televizionit publik se qeveria kishte zgjatur masat për të ulur taksën e shitjes për gazin, energjinë elektrike dhe karburantin deri në fund të vitit.