Aksidentohen dy mjete pranë Kopshtit Botanik, trafik i rënduar në Unazën e Madhe

Publikuar më: 20/6/2022, ora 20:52

Aksidentohen dy mjete pranë Kopshtit Botanik, trafik i rënduar në Unazën e Madhe

Publikuar më: 20/6/2022, ora 20:52

Dy makina janë përplasur mbrëmjen e së hënës në Unazën e Madhe, pranë zonës së Kopshtit Botanik.

Nga përplasja nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që është krijuar një radhë e gjatë automjetesh, pasi mjetet e aksidentuara kishin bllokuar aksin.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti.