Dita Botërore e Refugjatëve, Shqipëria po konfirmohet si shteg kalimi i emigrantëve për në Perëndim

Përditësuar më: 20/6/2022, ora 20:21

Dita Botërore e Refugjatëve, Shqipëria po konfirmohet si shteg kalimi i emigrantëve për në Perëndim

Përditësuar më: 20/6/2022, ora 20:21

Përherë dhe më shumë, refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Afrika po e konsiderojnë Shqipëri si shteg kalimi për në Perëndim.

Kjo ecuri vijoi edhe në 5 muajt e parë të vitit, periudhë kohore në të cilën në kufij dhe brenda territorit të vendit u kapën më shumë se 4 mijë emigrantë të parregullt, kryesisht nga Siria, Maroku e Algjeria.

Kjo shifër rezulton në rënie krahasuar me dy vitet e fundit, por mbetet 2-fish më e lartë se periudha e para pandemisë.

E teksa tashmë as Europa nuk është më e gjitha në paqe, njohës të fushës kërkojnë ngritjen e kapaciteteve për trajtuar azilkërkues të mundshëm.

Dita Botërore e Refugjatëve këtë vit e gjen globin të përfshirë nga kriza më e madhe humanitare në histori.

Sipas të dhënave nga Organizata e Kombeve të Bashkuara janë rreth 100 milionë njerëz që anë zhvendosur nga vendbanimet e tyre si pasojë e luftimeve dhe krizave ekonomike.