Do vetëm Madridin, Vinicius Junior refuzon 39 milionë euro nga PSG

Publikuar më: 20/6/2022, ora 12:18
1239197173 925x720

Do vetëm Madridin, Vinicius Junior refuzon 39 milionë euro nga PSG

Publikuar më: 20/6/2022, ora 12:18

Paris Saint Germain po bën çmos për të siguruar shërbimet e yllit të Real Madrid, Vinicius Junior. Siç raportojnë mediat në Spanjë, kampionët e Francës janë gati t’i dhurojnë 39 milionë euro në vit sulmuesit brazilian, vetëm që ky i fundit të mos rinovojë kontratën me madrilenët.

Edhe pse talenti 22-vjeçar i refuzoi fillimisht sheikët e Parisit, oferta e fundit nga Parisi mund ta tundojë jo pak.

Futbollisti ka refuzuar për të dëgjuar dhe ofertat nga Premier League vetëm sepse dëshiron të qëndrojë te Real Madrid. Sezonin që lamë pas, braziliani u aktivizua në 52 ndeshje dhe shënoi 22 gola.