E kryer: Lukaku kthehet tek Inter, pritet zyrtarizimi

Përditësuar më: 20/6/2022, ora 10:19
Romelu Lukaku avec l Inter Milan 1078284 1280x720

E kryer: Lukaku kthehet tek Inter, pritet zyrtarizimi

Përditësuar më: 20/6/2022, ora 10:19

Romelu Lukaku dhe Interi, një histori që do të vazhdojë. Një vit pas rikthimit në Stamford Bridge, sulmuesi belg ka bërë prapaktheu, duke vendosur të veshë sërish fanellën zikaltër.

Pas shkurorëzimit në kampionat, Interi kërkon të përforcojë sulmin. Lukaku përkrah Lautaro Martinez dhe Dybala do të krijonin repartin ofensiv më të mirë në Itali. Pasi ka bekimin e Lukakut që të kthehet në San Siro, tashmë drejtuesit e klubit duhet të gjejnë marrëveshjen me Chelsea.

Propozimi i zikaltërve për huazim me vlerë 5 milionë euro është refuzuar nga anglezët, të cilët pretendojnë të paktën 10 milionë euro, plus bonuseve për rezultatet që do të regjistrohen. Si pjesë e marrëveshjes së huazimit, është edhe e drejta e blerjes së futbollistit.

Interi e cilëson shifrën ende të lartë. Megjithatë, palët nuk i kanë ndërprerë kontaktet dhe vijojnë bisedimet për mbylljen e marrëveshjes. Fakti pozitiv është që Chelsea nuk kërkon asnjë lojtar në këmbim dhe përqendrimi i negociatave vetëm te shifrat monetare mund ta bëjnë më të lehtë arritjen e akordit.

Në dy sezone me Interin, Romelu Lukaku ka shënuar 64 gola në 95 ndeshje. Nga këto, 47 gola ai i ka shënuar vetëm në kampionat. Sulmuesi ishte vendimtar në vitin 2021, në fitimin e titullit të Interit, duke thyer dominimin e Juventusit. Në rikthimin te Chelsea, Lukaku përjetoi një sezon për t’u harruar dhe prej muajsh ka shprehur dëshirën të riveshë fanellën zikaltër.