Futbollisti që shkonte i dehur në stërvitjen e “Galaktikëve” të Realit

Publikuar më: 20/6/2022, ora 09:17

Futbollisti që shkonte i dehur në stërvitjen e “Galaktikëve” të Realit

Publikuar më: 20/6/2022, ora 09:17

Cicinho, futbollist i Real Madrid në periudhën e “Galaktikëve” (2005-2007), tregoi se si shkonte në stërvitje i dehur dhe zbuloi se çfarë bënte që stafi teknik të mos e kuptonte gjendjen e tij.

Ish-mbrojtësi, në një intervistë për “EPTV”, u shpreh: “Kam shkuar disa herë i dehur në stërvitje. Pija kafe për të hequr erën e alkoolit nga goja dhe lahesha me parfum”.

Braziliani, i cili u tërhoq nga futbolli në mars të vitit 2018, përveç Real Madrid ka luajtur edhe me Botafogo, Atlético Mineiro, Sao Paulo, Roma, Villarreal, Sport Recife dhe Sivasspor.