Harta e re gjyqësore, Shoqata e Gjyqtarëve: Do t’i japë vendit shërbim gjyqësor cilësor

Përditësuar më: 20/6/2022, ora 09:44
avokatet 1024x576

Harta e re gjyqësore, Shoqata e Gjyqtarëve: Do t’i japë vendit shërbim gjyqësor cilësor

Përditësuar më: 20/6/2022, ora 09:44

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, me anë të një deklarate për shtyp, u shpreh se harta e re gjyqësore, do të shërbejë jo vetëm për të zbutur sadopak pasojat e këtij vetting-ut, por edhe për t’i dhënë vendit një shërbim gjyqësor sa më cilësor në të ardhmen.

“Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, vlerëson maksimalisht punën gati trevjeçare të udhëhequr deri më tani nga Këshilli i Lartë Gjyqësor lidhur me analizën dhe projektimin e hartës së re gjyqësore. Gjithashtu, Shoqata shprehet se harta e re do t’i përgjigjet më së miri nevojave të qytetarëve për dhënien e një drejtësie cilësore dhe në kohë të barabartë për të gjithë. Specializimi i gjyqtarëve dhe ecja me shpejtësi të njëjtë e çështjeve të ngjashme, në të gjithë gjykatat e Republikës, përbën një synim dhe sfidë që do të përmbushet pa më të voglin dyshim nga riorganizimi gjyqësor i parashikuar në këtë dokument. Për këtë shkak, ajo mbështet dhe inkurajon miratimin sa më parë të këtij dokumenti me rëndësi strategjike për të tashmen dhe të ardhmen e drejtësisë në vendin tonë”, lexohet në deklaratën e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve.