Kosovë-Shqipëri në takimin e 8, Gërxhaliu: Ndodhitë gjeostrategjike i dhanë një peshë të shtuar

Përditësuar më: 20/6/2022, ora 21:05

Kosovë-Shqipëri në takimin e 8, Gërxhaliu: Ndodhitë gjeostrategjike i dhanë një peshë të shtuar

Përditësuar më: 20/6/2022, ora 21:05

Në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN u fol mbrëmjen e së hënës për mbledhjen e 8 të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila u mbajt në Prishtinë.

Ky takim u vlerësua si më i miri nga të ftuarit në emision. Diplomati Lisen Bashkurti theksoi se pati vullnet nga të dyja palët për marrëveshje të reja dhe për të analizuar ato të kaluarat.

“Ishte një nga aktivitetet më pozitive dhe më të dobishme. U krijua në një mjedis më shoqëror dhe më konkret e pragmatik. Mendoj se ishte një takim i dobishëm pasi u firmosën një sërë marrëveshjesh. Të dy kryeministrat treguan vullnetin e mirë për të realizuar dhe analizuar marrëveshjet e mëparshme, ecurinë dhe problematikat”, tha Bashkurti.

Ndërkohë, Odeta Barbullushi, këshilltare e kryeministrit, vlerësoi përmbajtjen e marrëveshjeve dhe mesazheve të dhëna. “Ishte një mbledhje shumë pozitive, pasi kishte përmbajtje nga marrëveshjet, por edhe për shkak të mesazheve të përçuara”, tha Odeta Barbullushi, këshilltare e kryeministrit.

Për Safet Gërxhaliu, ekspert i çështjeve ekonomike në Kosovë, ky takim mori më shumë vlera edhe për shkak të ndodhive gjeostrategjike. “Ndodhitë gjeostrategjike i dhanë një peshë të shtuar kësaj mbledhjeje. Po ndodh mes krizash dhe luftës në Ukrainë, por edhe raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk kanë qenë në nivelin e duhur”, tha Gërxhaliu.