Marrëveshjet në arsim me Kosovën, janë firmosur 19 të tilla, më pak se gjysma janë zbatuar

Përditësuar më: 20/6/2022, ora 16:35

Marrëveshjet në arsim me Kosovën, janë firmosur 19 të tilla, më pak se gjysma janë zbatuar

Përditësuar më: 20/6/2022, ora 16:35

Shqipëria dhe Kosova vijojnë të firmosin marrëveshje në fushën e arsimit, por ato nuk zbatohen. Në tetë mbledhje, përfaqësues të dy qeverive shqipfolëse kanë nënshkruan 19 akte për bashkëpunim, por më pak se gjysma e tyre janë materializuar.

Ka edhe nga ato raste, që marrëveshja është zbatuar duke anashkaluar qëllimin se pse është nënshkruar.

E teksa shtatori pritet të shërbejë si test për marrëveshjet e firmosura rishtas, ekspertë të arsimit janë skeptik mbi zbatimin.

Marrëveshja e fundit e firmosur në fushën e arsimit mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e arsimit është ajo për mundësi konkurrimi dhe vijim të studimeve në 19 universitete të të dyja shteteve, në kushte të barabarta.